Librat e një biblioteke që nuk u kthyen kurrë nga lexuesit, shfaqen në dyqanin e dorës së dytë 50 vjet më vonë në Britani

Punëtorët në një bibliotekë në Angli u përballën me një “surprizë të madhe” kur dy libra që nuk ishin kthyer për 50 vjet nga lexuesit, u shfaqën në një dyqan të dorës së dytë rreth 60 milje larg.

Këshilli i qytetit të Leeds tha në një njoftim për shtyp se Biblioteka Qendrore e Leeds u kontaktua së fundmi nga punonjësit e një dyqani të dorës së dytë në Beverley, East Yorkshire.

 

Bibliotekarët u informuan se dy libra – Vëllimet I dhe II të Gjeologjisë dhe Mineralogjisë së Reverend William Buckland – u shfaqën midis donacioneve për dyqanin.

Vëllimet referuese të Buckland u shkruan në vitin 1836 dhe u morën nga biblioteka 50 vjet më parë, me një datë të caktuar në mars 1976, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit