14.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Lëvizja BESA kremton 9 vjetorin e themelimit, Kasami: Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë, vazhdojmë më të fuqishëm

Lëvizja BESA në qytetin e Manastirit sot festoi nëntë vjetorin e themelimit të partisë, e cila përkon pikërisht me ditën e alfabetitshqip.Të pranishëm në këtë organizim ishin anëtarët e kryesisë, kuvendarë, anëtarët e degës së Manastirit dhe zones numër pesë.

Kryetari i Lëvizjes BESA mestjerash në këtë manifestim tha se para 9 vite shpërshqiptarët e Maqedonisë së Veriut u shfaq drita e shpresës, u themelua Lëvizja BESA, si një force politike autentike që me përgjegjësi, ndershmëri dhe përkushtim maksimal do të artikulojë këtë pozicion të nëpërkëmbur të shqiptarëvedhe do të shpalosë një vision tjetër për
shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të bazuar në dinjitetin kombëtar dhe në afirmimin e vlerave më të mira të politikbërjes.

“Lëvizja BESA shfaqet si vullnet i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ndryshim për t’i dhënë fund regjimit njëpartiak të BDI-së dhe për t’i dhënë fund nëpërkëmbjes së shqiptarëve në të gjitha sferat. Lëvizja BESA vjen në këtë kohë jo vetëm për ta artikuluar këtë padrejtësi të vazhdueshme, por vjen e mobilizuar me aksione konkrete kundër
regjimit të athershëm, e cila gjë dëshmohet me protesta e para për drejtësi të organizuara në qershor të vitit 2015, ndërsa në maj të vitit 2016 Lëvizja BESA i priu edhe protestës më të madhe të organizuar ndonjëherë dhe që i dha goditjen e fundit atij regjimi, për të cilën gjë në zgjedhjet që u mbajtën disa muaj më pas shqiptarët i dhanë afërsisht 60 mijë vota”, ka thënë kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami para të pranishmëve.

Ai ka shtuar se rrugëtimi i Lëvizjes BESA nuk ka qenë i lehtë. “Ky rrugëtim është përballur me shumë sfida, me shumë sulme, të cilat kanë tentuar që ta shuajnë zërin autentik të BESËS, por pavarësisht kësaj, gjithmonë me energji të reja, me vullnet të pashoq, Lëvizja BESA ka arritur që të ngritet mbi këto sulme duke sjellë në skenën politike dritën e progresit dhe të ndershmërisë politike”, ka nënvizuar mes tjerash Kasami.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit