Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore të vendit po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të mira për qarkullim, ndërsa rrugët janë të thata, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas informacioneve të fundit, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk janë regjistruar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të respektojnë sinjalistikën e trafikut dhe të vozisin me kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe rrjedha lumenjsh, ku ekziston rreziku i paraqitjes së rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i veçantë rekomandohet në akset rrugore Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë, ku rreziku nga shembjet dhe rrëshqitjet e dheut mbetet i pranishëm.





