Policia ka njoftuar se ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave të cilët më 7 tetor deklaruan se janë dhunuar nga policia me pretendimin se nuk kanë pasur asgjë të dyshimt në veturën e tyre. Sipas policisë, në veturën e tyre është gjetur drogë e llojit marihuanë, ndërsa nën pranga ka përfunduar edhe një person i tretë tek i cili është gjetur sasi më e madhe e drogës. Ndaj dy personave që deklaruan se janë rrahur brutalisht, policia ka vërtetuar se ndërhyrja e policisë ka pasuar pasi paraprakisht njëri nga të dyshuarit i ka marrë pistoletën zyrtare njërit nga policët./Alsat.mk








