Lajm i mirë për shkupjanët: Gjorgjievski njofton për blerjen e 100 autobusëve të rinj ekologjikë

Advertisement

Kryetari i Shkupit, Orçe Gjorgjievski, njoftoi se ka përfunduar me sukses procedura e tenderit dhe ankandi publik për blerjen e 100 autobusëve të rinj ekologjikë për qytetin e Shkupit.
Gjorgjievski bëri të ditur se lajmin e ka marrë gjatë një bisede telefonike me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ai falënderoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin Nikolloski për mbështetjen ndaj Shkupit dhe qytetarëve të tij.
Sipas njoftimit, është përzgjedhur kompania “Ikarus”, në bashkëpunim me EVN Maqedoni. Nga sot fillon afati dhjetëditor për ankesa, pas së cilës pritet nënshkrimi i kontratës dhe fillimi i procesit të dorëzimit të autobusëve.
Gjorgjievski e cilësoi këtë si një hap historik drejt rinovimit të flotës së JSP “Shkup” dhe përmirësimit të transportit publik në kryeqytet.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit