12.8 C
Skopje
Friday, May 3, 2024

Ky artist krijon vizatime me një makinë shkrimi të vjetër

Vepra e artit që shihni nuk është e skicuar me përpikëri me stilolaps dhe bojë, por është e përbërë tërësisht nga shkronja dhe simbole që mund t’i gjeni në një makinë shkrimi të vjetër. Artisti James Cook ka fituar njohje ndërkombëtare për artin e tij të bazuar në tekst dhe gjuhë.

Me koleksionin e tij të makinave të shkrimit të cilësisë së mirë, Cook ka krijuar mbi 300 vizatime gjatë 10 viteve të fundit. Këto përfshijnë portrete të të famshëmve dhe ikona të kulturës pop.

 

Krijuesi me bazë në Londër ka krijuar piktura të panumërta të famshme, nga veprat e Leonardo da Vinci-t tek Banksy dhe shumë të tjera. Arti i tij i makinës së shkrimit varion në përmasa nga kartolinat deri te perdet gjigante të murit disa metra të gjera.
 

Ajo që e bën të veçantë punën e Cook është se ai shpesh përdor fjalë që lidhen drejtpërdrejt me atë që po vizaton. Mund të argëtoheni duke zbuluar sekretet e vogla të fshehura në veprën e artit. Për shembull, në pikturën “Vajza me vathë perla” vizatimi është i përbërë nga fjalët “vathë”, “vajzë” dhe “perla” të cilat përsëriten gjatë gjithë vizatimit.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit