17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Kuvendi miraton Marrëveshjen me Britaninë e Madhe /Hristijan Mickovski: Ndryshimet po ndodhin!

 

Kuvendi sapo ka miratuar Marrëveshjen për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, nga e cila Maqedonia do të fitojë rreth 6 miliardë euro, kryesisht investime në infrastrukturë dhe shëndetësi, njofton Ora24.tv.

Pas votimit në Kuvend, Kryeministri Hristijan Mickovski ka shkruar në FB, se ndryshimet po ndodhin!

“U miratua në Kuvend Marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është një aleancë e fuqishme me njërin prej shteteve më të forta. Kjo sjell përfitime ekonomike dhe politike për të ardhmen e përbashkët të të gjithë qytetarëve tanë! Ndryshimet po ndodhin”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickovski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit