Shkruan Anila Xhaferi
A thua vërtet po ikim?!”
Lem t’ulena edhe nji herë n’ato banka,
Ku mësimet i dëgjonim me gjysmë vesh e zemër t’madhe.
Ku shoqnia na u ba si motra e vllazën,
E çdo ditë n’shkollë, ishte pak ma e ambël se dje.
Edhe pak ditë, e s’na nihet ma zani n’korridor,
As t’qeshunat tona, as britmat për orën e sportit,
Nesër me qantën n’dorë e lotin n’sy,
Se s’ka kthim ma – veç kujtime që djegin si zjarr.
Kujdestare… s’kam fjalë për ty,
Se edhe pa folë, na ke kuptu,
Na ke shiku me sy t’nanës,
E na ke duru si veç një zemër e madhe din.
Sot na vjen me qesh e me kajt bashkë,
Se shoqnia na rriti, por ndarja po na e copton shpirtin.
A thue kush nesër do t’na fshij lotin?
Kush do t’na thotë “çohu, ti mundesh!”?
Kur t’na merr malli për këto ditë,
A guxojmë me ardhë e me trokitë n’dritaren e kujtimeve?
Me u ulë n’at bankë të vjetër,
E me ndje se kurrë s’jemi largu prej saj?
Shkolla do rrijë e heshtun nesër,
Pa hapat tanê, pa zhurmën tonë,
E ndoshta veç muret kanë ndëgjue
se me sa shumë dashni kemi fol brenda në klas.