11.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Kurti voton dhe i fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka votuar në këtë raund të dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Kreu i Vetëvendosjes ftoi të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të përcaktojnë se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme, transmeton albinfo.ch.

Është një ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë, Republika e Kosovës mbanë zgjedhjet për balotazh në 18 komuna të shtetit tonë”, deklaroi Kurti.

“Unë sapo votova në ndërtesën e Fakulteti Juridik andaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë rastin për votë, dhe të vendosin për katërvjeçarin në vijim për këto komuna. KQZ dhe komisionerët e vëzhguesit janë në të gjitha vendet e tyre dhe procesi do të shkojë mbarë”, shton më tej ai.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit