Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar sot grupin e parë të qytetarëve nga Bosnja e Hercegovina të cilët hynë sot në orët e para të mëngjesit pa viza në vendin tonë. Me këtë rast Kurti tha se Kosova dhe BeH janë miq që duhet të ndërtojnë ura të reja.
Me ndërrimin e motmoteve, më 1 janar 2025, grupi i parë i qytetarëve që erdhën nga Bosnja në Kosovë u mirëpritën nga zëvendëskryeministrja e vendit Emilia Rexhepi në pikën kufitare.
Kurti tha se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Sarajevës është i rëndësishëm për sigurinë e rajonit, por edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
“Është nderi dhe kënaqësia e madhe që ju pres në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kemi pritur gjatë diçka që është liria elementare e lëvizjes dhe tani duhet ta kompensojmë kohën e humbur, prandaj konsideroni se gjithmonë keni një partner në Qeverinë e Kosovës që gjithmonë dëshiron që ju të vini në Kosovë dhe të bashkëpunoni sa më shumë dhe sa më shpesh.
“Është kënaqësi që ju kam këtu në Qeverinë e Republikës së Kosovës, së pari ju uroj ju dhe të dashurve tuaj. Gëzuar Vitin e Ri dhe ndjehuni këto dy-tri ditë si në Sarajevë si në shtëpinë tuaj… Është një nder i madh për mua që t’ju drejtohem sot, ditën e parë të këtij viti 2025, pikërisht kur hoqëm regjimin e vizave dhe ju erdhët mbrëmë me letërnjoftimet tuaja si zyrtarët e parë të Bosnjës dhe Hercegovinës në vendin tonë”, tha ajo.