14.8 C
Skopje
Tuesday, May 14, 2024

Kurti: S’mund të kemi zbatim të Marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se ngecjet në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk janë për shkak të Kosovës, por mungesës së zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka theksuar se edhe pse në vitin e kaluar është arritur një marrëveshje, implementimi i saj ka hasur në sfida të mëdha për shkak të shkeljeve sistematike nga ana e Serbisë.

Kurti ka thënë se ndërprerja e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të saj nga Ohri ka mbajtur tensionet në dialog.

“Më 27 shkurt të vitit të kaluar bëmë marrëveshje. Ajo marrëveshje është njohje de facto së paku. Më 18 mars ia bashkëngjitëm edhe një aneks dhe aty thuhet se asnjë nen nuk është më i rëndësishëm se tjetri. Kur u pa progresi, Serbia filloi sistematikisht t’i shkelë e të mos i respektojë 11 nene, 8 prej tyre me siguri i ka shkelur shumë herë dhe gjashtë fjali në preambulë. Për fatin tonë të keq, Brukseli si një arbitër nuk reagonte me rastin e këtyre shkeljeve. Pra moszbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të zbatimit nga Ohri e kanë mbajtur temën e dialogut gjallë. Pra flitet shumë për dialogun sepse nuk kemi arritur rezultatet e dëshiruara”, ka deklaruar Kurti në një emisionin për RTK-në.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit