Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Bruksel nga presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, takimi u zhvillua në nisje të samitit, ku liderët evropianë pritën përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me këtë rast, Kurti ka kërkuar që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një çështje urgjente.








