Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutuam edhe për emra konkretë

Advertisement

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas takimit që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për tejkalimin e situatës politike në vend.

Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për emra të veçantë, ndërsa theksoi se konsultimet mes tyre do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Gjatë takimit kemi diskutuar edhe për emra të veçantë. Konsultimet do të vazhdojnë”, u shpreh Kurti.

Ai nuk dha detaje të tjera lidhur me emrat që ishin pjesë e diskutimeve.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën politike në Kosovë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit