Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një paraqitje në Kanal 10, u pyet edhe për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut Kurti tha se nuk mund të flas, derisa ka deputet nga radhët e tij, i cili tashmë është pjesë e VLEN-it, parti e cila është pjesë shumicës qeverisëse në RMV.
“Nuk më është dukur që në këtë fazë kur e ke deputetin e Vetëvendosjes në VLEN, të flas unë. Edhe një herë e theksoj më shumë jam duke e bërë komentuesin, se sa përfaqësuesin, pasi nuk jam përfaqësues”.
“Deputeti tash subjektivitin e vet dhe si deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e ka shkrirë në një subjekt ku janë bashkuar pesë parti. Ai kur vjen në Kosovë është Vetëvendosje, ndërsa atje është VLEN”, tha Kurti duke folur për deputetin Bekim Qoku, si dhe protestat e studentëve.
Ndryshe, Kurti është ndër udhëheqësit që nuk dolën me mbështetje për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkuan që provimi i Jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, si dhe zbatim të plotë të gjuhës shqipe në institucionet e RMV-së.





