16.1 C
Skopje
Tuesday, May 13, 2025

Kur të qenurit fëmijë ishte mrekullia më e madhe që nuk e kuptuam kurrë

Sot ndjeva një mall që më përshkoi gjithë trupin, një ndjenjë që s’e kisha ndjerë kurrë kaq fort: më mungon e shkuara. Më mungon ajo kohë kur isha thjesht një fëmijë, pa barrën e fjalëve, pa peshën e paragjykimeve. Kur rrugët e qytetit ishin skena e aventurave tona të pafundme, dhe shqetësimi më i madh ishte kush do të vinte në portë gjatë lojës.

Më mungojnë lojërat, të qeshurat e sinqerta, dhe ato momentet kur bëja sikur isha e mërzitur që më zgjidhnin gjithmonë portiere. Edhe atëherë, kur ankohesha, isha e lumtur. Më mungojnë netët kur gjumi më zinte sapo prekja jastëkun, pa mendime që më rëndojnë kokën. Më mungon koha kur nuk dija të shtirja një buzëqeshje, kur çdo ndjenjë ishte e pastër dhe çdo miqësi e vërtetë.

Më mungon koha kur problemi im më i madh ishte një notë në shkollë. Më mungon koha kur besoja verbërisht, kur miqtë ishin të vërtetë, të pafajshëm, dhe nuk dinim asgjë për prapaskenat e jetës së të rriturve.

Tani jam këtu dhe pyes veten: pse dreqin atëherë kam dashur kaq shumë të rritem? Sot jam po ajo vajzë, por e ndryshuar nga koha. Dhe do jepja gjithçka… vetëm që të mund të isha edhe një herë e vogël. Edhe për pak.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit