Në kuadër të koncertit pranveror të Sh.K.A Xheladin Zeqiri, koreografët Elez Mema dhe Albin Ajredini mahnitën sonte publikun me koreodramën emocionale “Kosova – Kur Dasma u Bë Luftë, e Lufta Liri”.
Përmes një skenari artistik të ndarë në tri etapa – Kosova para luftës me dasma e gëzim, periudha e luftës me dhimbje e sakrificë, dhe paslufta me liri e festë – artistët sollën në skenë emocione të forta dhe një rrëfim prekës për historinë, qëndresën dhe krenarinë kombëtare.
Interpretimet mbresëlënëse, skenat plot emocion dhe mesazhi i fuqishëm artistik u pritën me duartrokitje të gjata nga publiku tetovar, duke e kthyer këtë mbrëmje në një nga momentet më të veçanta të koncertit pranveror.