16.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

KSHZ shkarkon anëtarët e vedvotimit 1112/1 në Likovë, rrezikojnë burgun

Shkarkohet këshilli zgjedhor në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, për shkak të parregullsive të paraqitura nga Kalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve këtë vendim e solli me gjashtë vota “për” pasi nuk ka votuar vetëm anëtarja e BDI-së në KSHZ, Ditmire Shehu. Ky vendim i KSHZ-së u soll, pasi paraprakisht Gjykata Administrative ka vendosur që zgjedhjet në vendvotimin 1112/1 në Likovë të prishen.

Pas këtij vendimi, anëtari i KSHZ-së, Abdush Demiri ka dërguar apel deri tek anëtarët e të gjithë këshillave vendorë që në zgjedhjet e 8 majit të jenë më të kujdesshëm.

“Të nderuar koleg, i nderuari opinion. Pas vendimit për të prishur rezultatin dhe pas vendimit për shkarkimin e këshillit vendor në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem gjithë këshillave vendore si organe të rëndësishme për realizimin e procesit zgjedhor, që të jenë në nivel të detyrës të mundësojnë proces zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik, për çdo shqetësim  dhe parregullsi t’i notojnë dhe paraqesin në mënyrën e paraparë me ligjin për zgjedhje. Nga vendimi i sotëm për shkarkim sigurisht do të ketë iniciativë për ngritje të procedurës për përgjegjësi diciplinore dhe penale  nga organet përkatëse për antarët e vendvotimit përkatës. Apeloj deri te të gjithë këshillat vendore që të mos lejojnë për asnjë çmim që dikush të ndikojë në punën tuaj, kryeni obligimin me përputhje me detyrimit e juaja sipas ligjit për zgjedhje”, deklaroi Demiri nga KSHZ.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit