Mendi Qyra nderon nxënësit më të mirë të gjeneratës së gjimnazit

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka pritur dhe ka nderuar nxënësit më të mirë të gjeneratës së gjimnazit, duke vlerësuar përkushtimin, suksesin dhe rezultatet e tyre të shkëlqyera gjatë rrugëtimit arsimor.  

Gjatë takimit, Qyra uroi maturantët për arritjet e tyre, duke theksuar se ata janë krenaria e qytetit dhe shembull për brezat që vijnë. Ai theksoi se investimi në arsim dhe mbështetja e të rinjve mbeten ndër prioritetet e komunës, ndërsa i inkurajoi nxënësit që sukseset t’i vazhdojnë edhe në studimet e larta dhe në karrierën e tyre profesionale.  

Nga ana e tyre, nxënësit falënderuan komunën për vlerësimin dhe mbështetjen, duke e konsideruar këtë një motiv shtesë për të vazhduar rrugën e suksesit.

Ceremonia u zhvillua në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe rezultatet e shkëlqyera të maturantëve, duke promovuar rëndësinë e dijes dhe të ekselencës në arsim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit