Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka bërë të ditur se katër projekte të rëndësishme infrastrukturore në komunë po zhvillohen me ritëm të përshpejtuar dhe pritet të përfundojnë deri në fund të vitit.
Gjatë vizitës së zëvendëskryeministrit në Strugë, Qyra tha se është diskutuar për ecurinë e projekteve, si dhe për mënyrën se si ato mund të lidhen me iniciativa të reja infrastrukturore.
Bëhet fjalë për projektin turistik, kolektorin, rrugën Misleshevë–Trebënishte dhe projektin në Aska(m)pi, të cilat, sipas Qyrës, janë në faza të avancuara të realizimit.
Qyra bëri të ditur gjithashtu se ka marrë premtime për mbështetje edhe për projekte të tjera në Komunën e Strugës.
“Shpresoj që këto projekte të përfundojnë deri në Vitin e Ri”, deklaroi kryetari Mendi Qyra.






