Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) Mendi Qyra, mori pjesë në prezentimin zyrtar të Programit dhe prioriteteve të Presidencës daneze me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën korrik-dhjetor 2025.
Programi u prezantua nga Sh.S. znj. Pernille Dahler Kardel, ambasadore e Mbretërisë së Danimarkës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ngjarja vuri theksin në prioritetet kyçe evropiane dhe bashkëpunimin me sektorin ekonomik dhe shoqërinë civile./Ora24.tv



                                    



