Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, sot ka dorëzuar denoncim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, lidhur me kërcënimet ndaj jetës dhe sigurisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Denoncimi është dorëzuar për shkak të kërcënimeve të drejtpërdrejta të drejtuara ndaj një gjyqtari, përkatësisht gjyqtarëve që kanë të bëjnë me trajtimin e një çështjeje të caktuar nga Gjykata.
“Kryetari Kostadinovski dënon ashpër kërcënimet e tilla ndaj gjyqtarëve, duke theksuar se në një shoqëri demokratike kërcënimet e tilla dhe të ngjashme paraqesin sulm ndaj integritetit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe presion të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e pavarur të të gjithë gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese