Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka marrë pjesë në iftarin tradicionale të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut
“Pata nderin dhe kënaqësinë të marr pjesë në iftarin tradicional të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame. Kjo mbrëmje e veçantë, në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit, na bashkoi për të reflektuar mbi vlerat e solidaritetit, respektit dhe mirëkuptimit. I shpreha mirënjohjen time për ftesën dhe për organizimin e kësaj ngjarje, e cila forcon dialogun, bashkëjetesën dhe harmoninë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Gashi në Facebook.



