Kryeministri letonez bën thirrje për mbylljen e kufijve të BE-së për të gjithë rusët

Advertisement

Kryeministri letonez Andris Kulbergs i bëri thirrje sot Bashkimit Evropian të mbyllë kufijtë për të gjithë qytetarët rusë, duke paralajmëruar se Unioni nuk mund të kontrollojë qindra mijëra turistë rusë që ende po lejon të hyjnë.

“Të lejosh kaq shumë njerëz të hyjnë në BE është aktualisht shumë e rrezikshme. Nuk duhet t’i dorëzohemi Rusisë dhe të tregojmë dobësi”, tha Kulbergs për gazetën Welt.

Në të njëjtën kohë, ai përjashtoi mundësinë e kthimit në marrëdhënie normale me Moskën pas një armëpushimi të mundshëm në Ukrainë.

Letonia ishte midis 11 vendeve që nënshkruan një letër në qershor, me iniciativën e Suedisë duke i kërkuar Brukselit të kufizojë lëshimin e vizave për qytetarët rusë.

Komisioneri për Migracionin, Magnus Bruner, la të kuptohej në tetor për portalin e Brukselit Politiko se Komisioni Evropian mund të paraqesë një propozim në këtë drejtim vitin e ardhshëm.

Kulbergs paralajmëroi se sulmet hibride ruse në krahun lindor të NATO-s po intensifikohen.

Kryeministri letonez tha se situata po përshkallëzohet, duke shtuar se forcat speciale letoneze dhe estoneze arrestuan tetë persona në territorin e Estonisë fundjavën e kaluar, të cilët kishin “udhëzime specifike për të sulmuar një uzinë prodhimi në Estoni që mbështet Ukrainën” dhe se, siç deklaroi ai, Rusia “qëndron pas kësaj”.

Kulbergs i quajti muajt e ardhshëm “dimri i së vërtetës”, duke theksuar se Rusia po sulmon infrastrukturën e ujit, ngrohjes dhe energjisë elektrike të Ukrainës, pasi po bën pak përparim në këtë drejtim, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet të ndikojë në opinionin publik në Gjermani dhe vende të tjera.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit