13.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Kryeministri Edi Rama publikon foto nga Kelmendi: Mirëmëngjes nga magjia e vjeshtës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel një moment të veçantë nga natyra shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar foto nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, i mbuluar nga ngjyrat magjike të vjeshtës.

“Mirëmëngjesi dhe nga Kelmendi i Malësisë së Madhe, ku vjeshta zbukuron me ngjyrat e saj magjike, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në përshkrimin e postimit, duke përcjellë një mesazh qetësie dhe bukurie natyrore.

Pamjet pasqyrojnë peizazhin malor të mbuluar me nuanca të arta dhe të kuqe, një kartolinë vjeshte që promovon turizmin e brendshëm dhe bukuritë natyrore të veriut të vendit

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit