Problemi me flokët e yndyrshëm shkaktohet nga akumulimi i sebumit. Sebum – yndyrna natyrale që sekreton vetë lëkura për të ruajtur vitalitetin e flokëve. Pra, një nga mënyrat për të shmangur flokët e yndyrshëm, është një spray me kripë deti, këshillon eksperti Scott McGlynn.
– (Sebum) është i nevojshëm për të forcuar shtresat e jashtme të flokëve dhe për të mbrojtur proteinat delikate brenda flokëve… Por nëse e shihni se ai duket i yndyrshëm shumë shpejt pasi i keni larë, mund të jetë për shkak të mënyrës se si kujdeseni për flokët tuaj. McGlynn.
Pason sqarimi i kujdesit për kripën e detit.
– E aplikoj, me spërkatës, në flokë të lagur dhe masazhoj. Pastaj i thaj flokët. Në këtë mënyrë do t’i stiloni flokët bukur dhe nuk do të duken ngjitës dhe të yndyrshëm, shpjegon ai.
Scott ndan këshilla për bukurinë dhe kujdesin në Instagram dhe TikTok (scottmcglinnofficial) dhe ka 245,000 ndjekës.