0.8 C
Skopje

Kovaçevski në UNESCO: Bashkë me Shqipërinë ta ruajmë rajonin e Ohrit!

“RMV-ja PASURI MULTIKULTURORE, KONTRIBUON PËR MULTILATERIZMIN EFIKAS”

Bashkëpunimi i vendit tonë me UNESCO-n daton nga viti 1979 dhe 1980, kur Rajoni i Ohrit hyri nën mbrojtje të UNESCO-s, me cka u bë njëra nga 39-të trashëgimitë kulturore dhe natyrore në botë – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në margjinat e Konferencës së 42-të të Përgjithshme që mbahet në selinë e UNESCO-s në Paris.

Sipas tij, kjo për Maqedoninë e Veriut, paraqet vazhdimësi dhe pasuri por edhe obligim për ta ruajtur.

“Imperativi ynë është ta mirëmbajmë integritetin dhe autenticitetin e Rajonit të Ohrit, në bashkëpunim me Qendrën për Trashëgimi Botërore të UNESCO-s. Dhe, bashkë me Shqipërinë të jemi shembull për bashkëpunim ndërfqinjësor në mbrojtje të kësaj të mire të përbashkët dhe univerzale” – tha Dimitar Kovaçevski.

Kryeministri ka falënderuar UNESCO-n për përkushtimin në krijimin e kushteve për dialog midis civilizimeve, kulturave dhe njerëzve të bazuar në respektin ndaj vlerave. Ai duke rikujtuar këto vlera ka përmendur luftërat që zhvillohen në Evropë dhe Lindjen e Afërt.

“Sistemi demokratik I vlerave është nën kërcënim serioz. Asnjë shtet, pavarësisht sa është I fuqishëm, nuk mund e vetme të përballet me sfidat e të sotmes. Bota është e ndarë në baza të ndryshme. Për këtë shkak demokracitë duhet të përforcojnë unitetin mes tyre, në interes të paqës dhe stabilitetit dhe është e domosdoshme të gjendet një emërues I përbashkët. Kjo mund të bëhet vetëm përmes instrumenteve të multilaterizmit efektiv” – tha Kovaçevski.

Qeveria përmes një komunikate ka njoftuar se Kovaçevski është Kryeministri i parë nga Maqedonia që viziton UNESCO-n. Ai I shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska është pritur nga Drejtorja e Përgjithshme e UNESCO-s, Odre Azule.

Maqedonia e Veriut këtë vit shënon 30-vjetorin e anëtarësimit në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara. /KlanMacedonia/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit