14.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Kovaçevski: LSDM është “veturë” që të çon në Uashington dhe Bruksel

Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Dimitar Kovaçevski thotë se partia e tij i mban premtimet. Sipas tij, LSDM është “veturë” që të çon në Uashington dhe Bruksel.

“LSDM, nëse shihni në vitet e kaluara, ne premtuam integrim të vendit në NATO, e realizuam. Krahasojeni këtë me një veturë që e shihni, është veturë që ju vozit në Uashington, ku janë deponuar nënshkrimet për anëtarësim në NATO, është veturë që siguroi nisjen e negociatave me BE-në, iu çon në Bruksel, është veturë që mundësoi mbi 600 euro pagë mesatare në shtet, që mundësoi 50 për qind rritje të pensionit minimal, të pensionit mesatar. Ulje të papunësisë nga 24 për qind, në 13 për qind dhe shtesë 2 për qind gjatë vitit të ardhshëm. Investime kapitale më të mëdha në historinë e shtetit, ne për dy vjet, 2022-2023 do të kemi 1 miliard, investime kapitale të realizuara, kjo është veturë që e realizon korridorin 8, në të cilën do të mund të vozitet, siç tani nuk mundet, deri në kufirin me Shqipërinë dhe Bullgarinë, është veturë që ia vlen ta keni”, ka deklruar Kovaçevski.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit