10.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!

Analiza preliminare e shtabit zgjedhor të socialdemokratëve ka treguar se pakënaqësitë e qytetarëve që janë reflektuar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kanë të bëjnë me disa zgjidhje kadrovike, sjellja e një pjese të partnerëve të koalicionit, para së gjithash BDI-së, inflacioni dhe mosbesimi në sistemin gjyqësor.

Këto, sipas liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kanë qenë arsyet, që kanë dënuar partinë më 24 prill.

“Duhet të mësohet nga gabimet e së kaluarës dhe të mos përsëriten. Ky dënim na u dha më 24 prill, por jo edhe idesë për Maqedoni Evropiane. Nuk do të pranoj kritika nga VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, nxënësit të Nikola Gruevskit. Sabotimi i sërishëm I së ardhmes së vendit, nga Mickoski dhe kandidatja presidenciale Siljanovska, do të thotë se VMRO-ja nuk ka ndryshuar” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Gjatë periudhës së kaluar, sipas Kovaçevskit, ka patur retorikë të rrezikshme, që mund të nxisin tensione ndëretnike. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të parandalojnë këto tentative, duke e quajtur të papërgjegjshme sjelljen e VMRO-së dhe BDI-së.

“Dua t`u dërgoj mesazh Mickoskit, Ahmetit dhe Siljanovskës. Ndalni përplasjet, brohoritjet dhe kërcënimet që nuk i sjellin të mira vendit. Kemi detyrë morale ndaj jush dhe brezave të ardhshëm që “përplasemi” me ide dhe projekte e jo me kërcënime dhe frikësime” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

LSDM-ja është parti e fuqishme, sikurse në fitore ashtu edhe në disfata – tha Kovacevski duke u dërguar porosi oponentëve politik, por, sic tha, edhe atyre në mesin tonë, se nuk do të heqin dorë nga synimet për ta barë Maqdoninë vend evropian. /tvklan.mk/

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit