Kosovari sulmoi fizikisht venezuelasen dhe i mori dy telefona në një apartament në Shkup

Advertisement

Më 27 gusht 2026, në orën 11:20, në Stacionin Policor Qendër në Shkup, një 37-vjeçare nga Venezuela ka denoncuar se ishte sulmuar fizikisht në një apartament në territorin e Qendrës.

Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:00, kur ajo ishte takuar me një person nga Kosova, i cili jeton në Londër. Dyshja paraprakisht ishin marrë vesh përmes telefonit që të takoheshin.

Gjatë incidentit, sipas denoncimit, personi dyshohet se i ka marrë dy telefona.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit