139 fëmijë në Pediatrinë e Tetovës brenda 48 orëve, 12 u hospitalizuan

Advertisement

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë sjellë rritje të numrit të fëmijëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Repartin e Pediatrisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës.

Sipas të dhënave të repartit, gjatë 48 orëve të fundit janë trajtuar gjithsej 139 fëmijë. Prej tyre, 12 janë hospitalizuar, ndërsa pjesa tjetër është lëshuar për trajtim në shtëpi.

“Reparti i Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës ka pasur 139 raste në 48 orët e fundit. Nga këta, 12 fëmijë janë hospitalizuar, ndërsa të tjerët janë lëshuar me terapi shtëpiake”, bëjnë të ditur nga Reparti i Pediatrisë.

Simptomat më të shpeshta te pacientët e vegjël janë temperatura e lartë, të vjellat dhe diarreja.

Specialisti i pediatrisë, dr. Isa Osmani, shpjegon se këto simptoma janë të zakonshme gjatë virozave të stinës së verës dhe mund të shkaktohen nga faktorë të ndryshëm mjedisorë dhe higjienikë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit