Edhe pse Kopshti Zoologjik është i mbyllur për 21 ditë, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ka emëruar drejtor të ri në këtë institucion, përcjell TV21. Zoran Popov është emëruar u.d. drejtor në Kopshtin Zoologjik të Shkupit. Këtë e konfirmoi vet Popov për SDK.mk. Ai do ta zëvendësojë Dragan Ilievskin, i cili prej sot është emëruar drejtor i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Arsovska brenda një viti emëroi tre drejtorë në Kopshtin Zoologjik. I pari ishte Kristian Stamenov i cili u zëvendësua sepse asgjësoi 15 kuaj, pastaj në vend të tij erdhi Dragan Ilievski dhe tani drejtori i tretë është Popov.