Komuna e Çairit do ta përkujtojë figurën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë Vlado Janevskit

Advertisement

Shkup, 29 qershor – Komuna e Çairit shpreh ngushëllimet më të thella ndaj familjes, të afërmve dhe mbarë kombit me rastin e ndarjes nga jeta të maestro Vlado Janevskit, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës maqedonase, krijimtaria e të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën muzikore dhe në kujtesën e shumë gjeneratave.

Në shenjë respekti për kontributin e tij artistik dhe lidhjen e veçantë me Çairin, Këshilli i Komunës së Çairit do të ndërmarrë masa institucionale për të përkujtuar në mënyrë të përhershme figurën dhe veprën e maestro Vlado Janevskit, njoftuan nga Komuna e Çairit.

Vlado Janevski, romancieri më i njohur i Çairit, ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 65‑vjeçare. Varrimi do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit “Butel”.

Në këngët e tij, veçanërisht në “Çairska romantika”, Janevski e këndoi Çairin, lagjen ku lindi dhe u rrit. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit