18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Kodi Penal prek 21 akuza të ish PSP-së

36 lëndë që ndodhen në Gjykatën Penale do të preken nga Kodi i ri Penal, por nuk dihet sa prej tyre vjetërsohen dhe sa të tjera ri kualifikohen. 21 prej tyre janë lëndë të ish Prokurorisë Speciale. Deri më 25 tetor do të duhet të bëhet vlerësimi, por kreu i Gjykatës Penale, Ivan Xholev në takimin me gazetarët sot tha se për shumë lëndë do të vazhdon ndjekja penale pasi të akuzuarit kanë një dhe më shumë vepra të bashkuara për të cilat ndiqen dhe më këtë nuk lirohet plotësisht nga akuza.

Sipas Xholev askush deri tani nga të akuzuarit për të cilët është ndërprerë ndjekja penale për shkak të vjetërsimit nuk ka kërkuar dëmshpërblim. Të paktën deri sot, Gjykata Penale nuk ka pranuar njoftim se dikush nga ish të akuzuarit kërkon të shpaguhet për ndjekjen penale e cila tashmë nuk bazohet në ligj shkaku i ndryshimeve ose është vjetërsuar dhe nuk ka bazë të procedohet tutje.

Xholev gjithashtu akuzoi Gjykatën e Apelit për kthimin e madh të lëndëve në rigjykim, gjë që sipas tij ka ngarkuar efikasitetin e punës së gjykatës së shkallës së parë. “Nuk jemi neve arsyeja e vjetërsimit të lëndëve dhe këtë do ta dëshmojë koha” tha Xholev gjatë takimit me gazetarët.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal krijuan kaos në organet ligj zbatuese për faktin se dispozitat e reja përshpejtuan vjetërsimin e dhjetëra lëndëve dhe hodhën poshtë disa për shpërdorim me detyrën zyrtare dhe bashkëveprim kriminal. Ndërkohë Prokuroria Publike akoma nuk ka përgatitur raportin vlerësues mbi lëndët që do të preken nga ndryshimet e reja në Kodin Penal. Organi i akuzës pas ndryshimeve të miratuara kishte vlerësuar se me rënien e akuzave nuk nënkupton se ndërpritet edhe procedura e konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë jo të ligjshme nga subjektet e veprave penale. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit