Këshilltarët e ASH-së, në Çair me iniciativë për lehtësimin e barrës financiare të çifteve të reja, kërkohet lirim 100% nga tatimi komunal

Advertisement

Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Çairit, Nagip Brava dhe Arlinda Imeri Shllaku, kanë ndërmarrë një iniciativë konkrete në mbështetje të çifteve të reja, duke propozuar lirimin 100% nga pjesa komunale e detyrimeve për çiftet deri në moshën 40 vjeçare, të cilat ndërtojnë apo blejnë shtëpinë e tyre të parë.

Iniciativa synon të lehtësojë barrën financiare për të rinjtë dhe t’u krijojë kushte më të favorshme për të siguruar një strehë të përhershme dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vendlindje.

Përmes kësaj iniciative, këshilltarët e ASH-së u bëjnë thirrje Kryetarit të Komunës dhe shumicës në Këshillin Komunal që ta mbështesin propozimin, ta përfshijnë në rend dite dhe të mundësojnë zbatimin e tij.

Mbështetja ndaj të rinjve duhet të dëshmohet përmes politikave konkrete dhe lehtësimeve reale ekonomike, e jo të mbetet vetëm në premtime dhe deklarata.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit