Këshilli i Strugës jep dritën jeshile: Nxënësit e Nerezit, Pohumit, Bogovicës dhe Zhepinimit transferohen në shkollat qendrore

Advertisement

Këshilli i Komunës së Strugës ka votuar pro optimizimit të rrjetit shkollor dhe bashkimit të disa shkollave periferike me shkollat qendrore.

Për vendimin votuan 12 këshilltarë, ndërsa 10 këshilltarë ishin kundër.
Sipas vendimit të miratuar, nxënësit e katër… që ndjekin mësimin në shkollat periferike në Nerez, Pohum, Bogovicë dhe Zhepin do të transferohen në shkollat qendrore përkatëse.

Vendimi vjen në kuadër të optimizimit të rrjetit shkollor, duke marrë parasysh numrin e vogël të nxënësve në këto objekte.
Me zbatimin e vendimit, mësimi për nxënësit e këtyre katër vendbanimeve do të organizohet në shkollat qendrore, ndërsa objektet periferike nuk do të funksionojnë më si më parë.

Votimi në Këshillin e Strugës u shoqërua me qëndrime të ndryshme mes këshilltarëve, ku 12 vota ishin pro dhe 10 kundër, duke bërë që propozimi të miratohej.

Optimizimi i rrjetit shkollor mbetet një çështje e ndjeshme, veçanërisht për banorët e zonave rurale, ku numri i nxënësve ka ardhur duke u zvogëluar vitet e fundit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit