Kasami: Për herë të parë pas 15 vitesh, punëtorët e NPK-së kanë paga dhe kontribute të paguara

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) tashmë i kanë të paguara pagat dhe kontributet, duke theksuar se nuk ka më paga të prapambetura.

Kasami, përmes një publikimi, tha se kjo është arritur për herë të parë pas më shumë se 15 vitesh.

“Pas më shumë se 15 vitesh, për herë të parë, punëtorët e NPK-së me paga dhe kontribute të paguara. Asnjë pagë e prapambetur”, shkroi Kasami.

Ai tha se këtë ditë e shënoi në Sheshin “Iliria”, së bashku me drejtorin e NPK-së, Samet Bislimi, dhe punëtorët e ndërmarrjes.

Kasami falënderoi drejtorin Bislimi për angazhimin dhe punën e tij, ndërsa shprehu mirënjohje edhe për punëtorët e NPK-së, të cilët, sipas tij, kanë vazhduar t’u shërbejnë qytetarëve të Tetovës edhe në kushte të vështira.

“Sot ata kanë atë që meritojnë, pagë të paguar, kontribute të paguara dhe dinjitet në punë”, theksoi Kasami.

Në fund të publikimit, kryetari i Tetovës e cilësoi këtë si një nga ndryshimet që, sipas tij, ishte premtuar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit