Kasami: Nga premtimi te puna konkrete, nisin punimet për terrenet sportive në Gjimnazin e Tetovës

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e terreneve multifunksionale sportive në hapësirat e Gjimnazit të Tetovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kasami ka publikuar pamje nga terreni, duke theksuar se premtimi është shndërruar në punë konkrete.

“Dje premtim, sot punë, shumë shpejt e realizuar!”, ka shkruar Kasami.

Sipas tij, investimi synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe të rinjtë e Tetovës, duke ofruar hapësira më të përshtatshme për sport dhe rekreacion.

“Punë konkrete, investime konkrete dhe hapësira më të mira për sport e rekreacion!”, ka shkruar Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit