Kasami: “Me miq e bashkëpunëtorë për kafe në Tiranën e bukur”

Advertisement

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka publikuar një fotografi nga Tirana, ku shihet në shoqëri të miqve dhe bashkëpunëtorëve, duke shkruar: “Me miq e bashkëpunëtorë për kafe në Tiranën e bukur. Fundjavë të mbarë, miq!”.

Postimi vjen një ditë pasi Kasami paralajmëroi se do të udhëtonte drejt Tiranës, pas debatit publik lidhur me ngjarjen në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Deputetët e VLEN-it, Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, kishin deklaruar se ishin ndaluar nga autoritetet kufitare shqiptare gjatë hyrjes në Shqipëri, për shkak të arsyetimeve të pajustifikuara se një person që ndodhej në shoqërinë e tyre ishin “non grata”.

Vizita e Kasamit në Tiranë vjen në një moment kur çështja ka nxitur reagime dhe diskutime në skenën politike shqiptare.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit