Kasami me mëngë të përvjelura,
E shtuna e gjeti në terren kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me mëngët e përvjelura dhe krah për krah me punëtorët e NPK-së, duke punuar në pastrimin, krasitjen dhe mirëmbajtjen e hapësirës përreth Xhamisë së Pashës, një zonë që për vite të tëra kishte mbetur në harresë.
“Ju kujtohet se si ishte ky vend?! me kullosa, mbeturina dhe një vend i paprekur me dekada”, shkroi Kasami në një postim në rrjete sociale ku shihet edhe vet ai i angazhuar me krasitjen e parkut.
“Kemi ofruar një park të ri për qytetarët, një vend ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyre në natyrën e bukur! Hapësira të reja, gjelbërim dhe vend ku mund të kaloni kohën tuaj të lirë!”, shkroi Kasami.
Kujtojmë që jo rrallëherë, Kasami është parë me mëngë të përvjelura edhe në punë të tjera, duke dëshmuar jo vetëm përkushtim, por edhe modestinë e tij në shërbim të qytetarëve.