Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në një prononcim për media ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike, përcjelltetova1.
I pyetur nëse po zhvillohen bisedime me Isen Shabanin dhe Valbon Limanin, Kasami konfirmoi se kontakte dhe diskutime të tilla ekzistojnë.
“Po, sigurisht që në skenën politike në përgjithësi ka zhvillime të tilla, ka lëvizje të tilla, veçanërisht këtu te ne, kur e dimë që opozita është e përçarë dhe ka pakënaqësi mes shumë strukturave opozitare. Në këtë drejtim janë edhe bisedimet të cilat po zhvillohen dhe unë besoj që ditët në vijim do të ketë edhe veprime konkrete. Ka bisedime, por nuk do t’i shpalos emrat për momentin. Them se në ditët në vijim do të ketë veprime konkrete”, përfundoi Kasami./tetova1.mk






