Një kompani e licencuar, e angazhuar nga Komuna e Karposhit, ka zhvilluar një aksion të rregullt për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e të gjitha shkollave fillore në territorin e komunës.
Sipas Komunës së Karposhit, kabinetet, klasat, tualetet dhe hapësirat e përbashkëta janë trajtuar në mënyrë të përshtatshme, me qëllim sigurimin e mbrojtjes, sigurisë dhe përmirësimin e kushteve higjienike.
Nga Komuna theksojnë se përmes kësaj iniciative synohet ngritja e nivelit të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve dhe stafit mësimor.
Qëllimi, siç bëhet e ditur, është krijimi i një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm, ku procesi edukativo-arsimor mund të zhvillohet pa pengesa.






