12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

“Kanë punuar edhe pa arsim përkatës” – U ndalohet hyrja në Klinikën e Toksologjisë personave që nuk kanë kontratë pune

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ua ndaloi hyrjen në Klinikën e Toksikologjisë personave që nuk kanë kontratë pune me institucionin.

Inspektorët paraprakisht kanë konstatuar se në Klinikën e Toksikologjisë në mënyrë të kundërligjshme kryejnë veprimtari shëndetësore disa persona, e disa prej tyre janë pa arsim përkatës.

Megjithatë, sipas paralajmërimit nga inspektorati, asgjë nuk ka ndryshuar dhe personat të cilëve u ka skaduar kontrata vitin e kaluar kanë vazhduar të ofrojnë shërbime shëndetësore.

Siç njofton Drejtoresha e ISHS-së, Renata Mlladenovska menaxhmenit i Klinikës nuk ka vepruar sipas masave të përcaktuara nga ISHS, përveç një pikës për të thirrur Bordin Drejtues.

“Vendimi i parë ka qenë një vendim qortimi dhe ky tani do të jetë vendim ndalimi. Nëse nuk respektojnë ndalimin do shkojmë me gjoba”, tha Mlladenovska.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit