14.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Kandidatja Gordana Silanovska: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

Veriut nga radhët e VMRO DPMNE-së, Gordana Silanovska-Davkova, është kundër ndryshimeve kushtetuese, që janë kusht në procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Silanovska-Davkova thotë se asnjëherë nuk ka bërë një zotim të tillë e as që do të bëjë, pasi vlerëson se akti më i lartë juridik nuk mund të ndryshohet jashtë vullnetit të popullit dhe deputetëve në Kuvend.

Por, sikur përbërja e re parlamentare t’i votonte ndryshimet kushtetuese, Silanovska-Davkova thotë se do ta respektonte një vendim të tillë, pavarësisht se nuk do të pajtohej me të.

Ajo e konsideron akoma të hapur edhe Marrëveshjen e Prespës, që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut, që i hapi rrugën këtij vendi për anëtarësim në NATO.

“Kur them se është çështje e hapur, këtë e bazoj në pakicën maqedonase që jeton atje. Më shpjegoni se si mund të themi se vetëm ne nuk kemi pakicë në Greqi, kur atje kemi shoqatën maqedonase ‘Vinozhito’”, thekson Davkova.Ajo nuk jep një përgjigje të qartë që, nëse zgjidhet presidente, në takimet bilaterale do të përdorë emrin Maqedonia e Veriut.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit