MPB Maqedoni informon se sot (25.10.2023) janë ndaluar dy të mitur, për kryerjen e veprës penale “plaçkitje”.
“Zyrtarët e SPB Shkup kanë ndaluar dy të mitur të cilët sot rreth orës 09:00 në territorin e Bit Pazarit u kanë marrë para dy të miturve të tjerë duke i kërcënuar me sende të mprehta”.
“Në prani të prindit, avokatit mbrojtës dhe psikologut nga Qendra për punë sociale Shkup, me të miturit është bërë intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal nga neni 237 i Kodit Penal”.