12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Kalaja e Shkupit e harruar si nga turistët ashtu edhe nga autoritetet

Ka pak interes, pjesëmarrje të ulët dhe mungesë kujdesi nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore për Kalanë e Shkupit, një nga monumentet më të rëndësishme historike të kryeqytetit.

Dikur atraksion turistik – sot hapësirë e lënë pas dore. Kalaja e Shkupit po zhytet në harresë. E mbuluar me bar, pa ulëse, pa kujdes – dhe plot me mbeturina. As pushteti lokal e as aj qendror nuk reagojnë.

Një turist nga Sllovenia që e hasëm rreth Kalasë së Shkupit thotë se kjo është hera e dytë që e viziton atë, por kur ishte atje 10 vjet më parë, ishte në gjendje shumë më të mirë sesa është tani.

“T’ju them të drejtën, pas dhjetëra vitesh jam këtu për herë të dytë dhe po ka mbeturina. Kultura historike është shumë e fuqishme këtu në Maqedoni, nuk duhet të lejohet kështu”, tha një turist.

Një kalimtar rasti që hasëm pranë Kalasë, pas kamerave të televizionit Alsat, na tha se kishte frikë nga gjarpërinjtë për shkak të mjedisit përreth me bimësi të madhe, por nuk donte të fliste para kamerës dhe u largua shpejt.
Ndërsa disa nga qytetarët që anketuam në qytet thonë se Kalaja nuk ka qenë kurrë në gjendje më të keqe dhe autoritetet nuk po ndërmarrin asnjë veprim.

“Duhet pasur shumë kujdes. Nuk mendoj kështu, meqenëse nuk kanë rinovuar, nuk kanë bërë asgjë”, tha një qytetar.

“Pjesa historike, më e rëndësishmja është porta, nuk mund të hyjnë as qytetarët e as turistët. Vetë dera kryesore, që është ura, trarët, dërrasat janë tashmë të kalbura dhe as nuk guxojnë të kalojnë këtu, kjo portë është e mbyllur. Pse të mbyllet dera, Kalaja është vend turistik”, shtoi një tjetër.

Rreth 10 ditë më parë, ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, së bashku me Kryetarin e BNJVL-së dhe Kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, Drejtoreshën e Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Vesela Çestoeva, si dhe disa nga kryetarët e disa komunave të Shkupit, organizuan aksion në terren për pastrimin e Kalasë së Shkupit./Alsat.mk

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit