Ka nisur procesi për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik, Kuvendi shpalli konkursin

Ka nisur procesi për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik. Kuvendi ka shpallur konkursin publik. Pas përfundimit të afatit dhe realizimit të seleksionimit administrativ, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të japë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët që i plotësojnë kushtet. Më pas, nga kandidatët me vlerësim pozitiv, Qeveria do të zgjedhë një kandidat dhe propozimin do ta dërgojë në Kuvend. Pasardhësi i Kocevskit do të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.
Së shpejti do të zgjidhet edhe shefi i ri i Prokurorisë së Shkupit. Për pasardhës të Bubevskit janë paraqitur pesë kandidatë. Seanca e Këshillit është caktuar për të martën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit