Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, ishte me prejardhje nga Sllupçani

Advertisement

Ka ndërruar jetë ish ushtari nga Shkupi, Jusuf Demiri, i cili ishte nga një familje me prejardhje nga Sllupçani.

 

Ja njoftimi i plotë:

 

Të nderuar bashkëfshatarë,

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Jusufi Demiri, djali i Haxhi Qani Demirit, familje me prejardhje nga Sllupçani, që jetojnë në Shkup.

Jusufi ishte luftëtar gjatë vitit 2001 në Sllupçan. Ai ishte familjar i Mësuesit Hatip Demiri dhe i Hoxhës Sulejman Demirit (Molla Sulës).

Për ngushëllime, konaku i familjes është në Shkup ( përball Shkollës Imri Elezi Shkup ) deri ditën e martë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjarëve dhe miqve All-llahu ua shtoftë gajretin. 🤲

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit