Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 10 korrik 2025, miratoi vendimin për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Afati i fundit për kandidatët për t’u paraqitur skadoi dje, transmeton Portalb.mk.
Tani Kuvendi duhet të publikojë listën e kandidatëve të regjistruar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.
Në pritje të zgjedhjeve, Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi kërkoi që Parlamenti të zgjedhë një person profesional dhe të pavarur për këtë pozicion të rëndësishëm, me qëllim që të mundësojë reforma në punën e këtij institucioni, i cili me vite nuk ka arritur të ofrojë mbrojtje efikase dhe efektive të të drejtave të qytetarëve.
Prandaj, ata u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve dhe partive politike parlamentare të përmbahen nga negociatat partiake dhe të zbatojnë një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe të drejtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të ardhshëm.
Avokati i deritanishëm i Popullit, Naser Ziberi, u pensionua më 12 korrik.
Institucioni vazhdon të funksionojë vetëm me dy zëvendës Avokatët e Popullit: Ilber Rufati dhe Sonja Trifunovska. Ai zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 25 maj të vitit 2021 me 61 vota “për”. “Për” votuan edhe 26 deputetë nga komuniteti jo-shumicë.
Ziberi i cili është noter, ka qenë kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ai u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.





