Jepet paralajmërimi/ Erëra deri në 140 km/h, stuhia godet Europën, alarm dhe vendet e rajonit

Advertisement
Në Rajon, përkeqësimi më i ndjeshëm i motit parashikohet të premten, më 13 nëntor. Reshjet më intensive pritet të përqendrohen në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa në zonat e tjera parashikohen reshje më të pakta.

Të enjten dhe të premten, era pritet të jetë e fortë, duke kaluar 80 kilometra në orë në det të hapur dhe duke arritur rreth 65 kilometra në orë pranë brigjeve jugperëndimore.

Ndikimi i sistemit atmosferik pritet të shtrihet edhe në vende të tjera të rajonit. Në Kroaci, përgjatë bregdetit të Adriatikut, parashikohen erëra me forcë stuhie, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë reshjet më të dendura pritet të përfshijnë Hercegovinën dhe pjesën perëndimore të vendit.

Në zonat malore, gjatë natës mes së premtes dhe së shtunës, reshjet e shiut mund të shndërrohen në dëborë. Moti i paqëndrueshëm pritet të prekë gjithashtu Malin e Zi, Slloveninë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe disa zona të Greqisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit