Jennifer Lopez shkëlqen në tapetin e kuq para Golden Globes 2026

Jennifer Lopez u shfaq e mbështjellë me një pallto elegante gjatë mbërritjes në tapetin e kuq të festës “Vanity Fair and Amazon MGM Studios Pre-Golden Globes”, e cila u mbajt të shtunën mbrëma (10 janar) në Bar Marmont, në Los Angeles.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare ishte ndër shumë yjet që morën pjesë në këtë event tradicional, i cili organizohet çdo vit një natë para ceremonisë së Golden Globes.

“Fundjava e Globes ”, shkroi Lopez në mbishkrimin e një seti fotosh që publikoi në rrjetet sociale pak para se të nisej për ngjarjen.

Jennifer Lopez ka pasur bashkëpunime të suksesshme edhe me Amazon, duke luajtur në disa projekte të platformës, përfshirë filmat Shotgun Wedding, This Is Me… Now: A Love Story dhe Unstoppable.

Sa i përket Golden Globes, JLo ka qenë e nominuar edhe më parë: për Aktoren më të Mirë në një Film Muzikor ose Komedi për filmin Selena, si dhe më së fundmi për Aktoren Mbështetëse më të Mirë në Film për rolin e saj në Hustlers.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit